329:-
Uppskattad leveranstid 5-10 arbetsdagar
Fri frakt för medlemmar vid köp för minst 249:-
Goja më ishte hapur instinktivisht e fryma pothuajse më ishte ndalur. Ndjeja se sipërfaqja e gjuhës më ishte çarë nga thatësira e në grykë më kishte ngecur pështyma, si një lloj lëmshi ngatërrimtar. Përpiqesha të merrja frymë, por zbrazëtia e gjoksit më digjte aq keq, si një lloj shkretëtire. Papritur gishtat e djersitur lëshuan thesin e najlonit përtokë, ndërsa sytë vazhdonin të mbeteshin të gozhduar drejt atij mirazhi akullnajor, që fliste e i binte daulles, sikur të ishte një qenie e vërtetë njerëzore. Ai sigurisht vinte nga troje të ftohta, nga rrafshnalta akullnajash, teksa unë sapo isha kthyer nga Shqipëria. Kisha marrë një javë leje nga puna dhe isha nisur me një mision krejtësisht të veçantë: të sillja në Kanada kockat e babait.
Nuk e di pse e ndërmora një veprim të tillë, që të zhvarrosja tim atë e ta sillja këtu pranë meje. Ndoshta nga frika se atje nuk kishte asnjë që të kujdesej për të.
Nuk e di pse e ndërmora një veprim të tillë, që të zhvarrosja tim atë e ta sillja këtu pranë meje. Ndoshta nga frika se atje nuk kishte asnjë që të kujdesej për të.
- Format: Häftad
- ISBN: 9781310042126
- Språk: Albanska
- Antal sidor: 234
- Utgivningsdatum: 2019-02-01
- Förlag: P.I.Kapllani